“Unë bëra thjesht detyrën për të cilën jam mandatuar”. Kështu është shprehur nga Fieri, deputeti i PDIU- së Nusret Avdullai, teksa ka shuar zërat për pazar të PDIU me mazhorancën pas vendimit për të qëndruar në seancën plenare të Kuvendit, teksa deputetët e opozitës përlesheshin para godinës jo vetëm për të futur në sallë kolegët e përjashtuar por edhe për të penguar zhvillimin e kësaj seance.

Ndërkohë aksionin opozitar të Partisë Demokratike pas dënimit të Salianjit, deputeti Avdullai , nuk e sheh në rrugën e duhur, pasi sipas tij forca politike që ai përfaqëson, nuk është ftuar të jetë pjesë e këtij aksioni, teksa thekson se aleanca PD+ AN (Aleanca për ndryshim), nuk ka funksionuar asnjëherë”.

“Problemet e brendshme të Partisë Demokratike kanë shkatërruar çdo frymë bashkëpunimi me aleatët ka pohuar deputeti. Njëherazi PD duket që nuk ka një strategji të qartë për vijimësinë e aksionit opozitar pas datës 7 Tetor duke tërhequr pas vetes vetëm militantët”.

Për sa i përket zgjedhjeve të 2025- ës deputeti Avdullai ka pohuar se është ende herët për të folur se me kë forcë politike do të bashkëpunojnë, pasi aleanca PD- PS për kodin zgjedhor është penalizuese për partitë e vogla.

“Në kushtet e këtij kodi absurd ku shqiptarët nuk do të mund të zgjedhin për të votuar, PDIU, ka disa vija të kuqe për çështjen kombëtare dhe çështjen çame në veçanti, dy indikatorët për aleancat e mundshme në kuadër të zgjedhjeve të 2025- ës ku rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë votës së Diasporës”, ka theksuar Avdullai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb