Siç pritej, Ousmane Dembélé është rikthyer në skuadrën e Paris Saint-Germain për ndeshjen e javës së shtatë të Ligue 1  kundër Nice.

Sulmuesi ishte përjashtuar nga skuadra e Champions League për ndeshjen kundër Arsenalit, vendim i marrë nga trajneri i kampionëve të Francës, Luis Enrique, për arsye disiplinore.

Por pas një takimi kokë më kokë mes dy protagonistëve, Dembélé mori përgjegjësitë e tij, duke pranuar gabimin e tij. 27-vjeçari ka shënuar 4 gola këtë sezon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb