Lazio vuan por ia del të fitojë 2-1 në kryeqytet ndaj Empolit. Mysafirët shënuan me Esposito pas 9 minutash lojë, duke treguar se nuk kishin shkuar në “Olimpico” thjeshtë për shëtitje.
Lacialët shtuan presionin dhe vendosën ekuilibrat me Zaccagnin në të 45-tën. Në fillimin e pjesës së dytë, Castellanos shpërdoroi një mundësi të artë për përmbysjen e madhe, pasi gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Heroi i ekipit të Baronit ishte Pedro, me golin e tij 6 minuta para fundit.
Te Empoli titullar ishte Ardjan Ismajli, paraqitja e mbrojtësit të kombëtares u vlerësua me notën 7.4.
(J.S/BalkanWeb)