Barcelona fiton 0-3 ndaj Alaves në La Liga, në transfertën e Estadio Mendizorrotza (Vitoria-Gasteiz).

Një ndeshje pa histori, me Robert Lewandowskin që tregoi klasin e tij, duke realizuar 3 herë. Polaku shënoi në minutën e shtatë, ndërsa dyfishoi në të 22-tën. 10 minuta më pas, 36-vjeçari thelloi shifrat.

Vendasit u përpoqën që të rifuteshin në lojë, pa rezultat. Goli i Martinez në fundin e pjesës së parë u konsiderua i parregullt, pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Të besuarit e Flick kryesojnë kampionatin me 24 pikë, 3 pikë më shumë se Reali ndjekës. Alaves, renditet në vendin e 12-të.

(VIDEO)

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb