Giovana Nikolli ka reaguar sërish pas ndarjes nga jeta të 29-vjeçarit Enea Thomaraj, i cili u plagos aksidentalisht pas shpërthimit të tritolit i cili ishte vendosur me qëllim atentatin ndaj Motrave Nikolli.
Ngjarje kjo e ndodhur në muajin korrik në Elbasan.
Në një postim në InstaStory, ajo shprehet e indinjuar me të gjithë ata që kanë komentuar kundër saj, duke shtuar se mund të ishte vetë ajo që të kishte humbur jetën në atentat, dhe sot do të ishte nëna e saj që do të vajtonte humbjen e së bijës.
“Sa më shume të më mallkoni aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë ,edhe ne ishim viktima në atë mes nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë as un as motra ime mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot.
Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit qe i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin”, shkruan ajo.