Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur pak më parë në Sarandë.

BalkanWeb ka siguruar foton e autorit, Admir Ferik Beqiri, i njohur ndryshe edhe si “Miri i Safos”.

Mësohet se 42-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.

 

Capture
Capture

Ngjarja:

Viktima 65 vjeçari Gëzim Bizoni, ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, sonte autori i ngjarjes, të jetonin së bashku.

Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42 vjeçarit, njëherësh autorit të largohej nga banesa.

Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin. Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65 vjeçarin Gëzim Bizioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb