Juve e ka të vështirë të mbaj hapin e Napolit kryesues, me “Zonjën e Vjetër” që ndalet pikërisht atëherë kur më pak pritej, me Cagliari-n që i merr pikë brenda në “Stadium” pas barazimit 1-1. Dusan Vlahovic krijoi iluzionin se do ta zgjidhin lehtë këtë takim, me “bomberin” serb kaloi ekipin e Motta-s në avantazh që në minutën e 15-të teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Juve nuk arriti të mbyllte ndeshje, me Vlahovic dhe pjesën tjetër të fazës sulmuese që shpërdoruan disa raste të pastra për gol.

Nëse nuk shënon e pëson, kjo aksiomë e vjetër e futbollit u vu në jetë në minutën e 85-të, me Cagliari-n që fitoi një 11-metërsh, ndërsa Marin u tregu perfekt duke barazuar shifrat në 1-1. Juve mbeti me 10 lojtarë në fund pasi Conceicao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim në zonë.

Tuttosport
Tuttosport

“Vlahovic nuk mjafton. Shumë raste për gol, Juve frenon përballë Cagliari-t”, shkruan TuttoSport.

Pas dy fitoreve radhazi në Serie A, Juric dhe Roma ndalen në një barazim 1-1 në transfertë përballë Monza-s.

Feston pjesa tjetër e kryeqytetit, me Lazio-n që mposhti Empolin me rezultatin 2-1. Ardian Ismajli, qendërmbrojtësi kuqezi, zhvilloi një ndeshje perfekte, i vlerësuar me notën 7,4, lojtari më i mirë në radhët e Empolit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb