9 ndeshje, 8 fitore 1 humbje, 24 pikë në total, kreu i La Liga-s, plus 3 nga Real Madrid. Barcelona nuk di të ndalet në Spanjë, vijon marshimin me hapa të sigurt fal dhe një super Robert Lewandowski. “Bomberi” polak po përjeton një rini të dytë me Flick në stol pasi edhe ndaj Aleves ishte protagonisti kryesor me një “tripletë” golash, për më tepër brenda 32 minutave.

Siç është bërë traditë, Flick e nis me një zëvendësim të detyruar me Ferran Torres që la fushën pas vetëm 6 minutash lojë. Një minutë më pas, Lewndowski me kokë brenda në zonë zhbllokoi ndeshjen. Në minutën e 22-të, Leva mori një super assist nga Raphinha, me sulmuesin polak që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Leva nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 32-të kompletoi “tripletën” personale. Në avantazh të trefishtë, Barcelona uli ritmin, në fraksionin e dytë, u mjaftuan duke administruar këtë fitore të pastër:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Super Lewy”, shkruan Sport në faqen e parë, me sulmuesin që ngjitet në kuotën e 10-të golave në La Liga. Në të përditshmet e tjera spanjolle, ato pranë Real Madrid, faqet e para i mori dëmtimi i Carvajal, me kapitenin që mbylli sezonin pasi këputi ligamentet e gjurit:

“Madridi të pret”, shkruan AS në faqen e parë, ndërsa klubi i Realit bëri publike menjëherë rinovimin e kontratës me kapitenin deri në 2026, një shenjë respekti ndaj tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb