Zakonisht është titullar, por në ndeshjen ndaj Alaves, mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde u aktivizua vetëm 24 minutat e fundit. Mediat bëjnë me dije se ky vendim i trajnerit Hansi Flick ka ardhur pasi Kounde u vonua në takimin e zakonshëm me skuadrën përpara fillimit të ndeshjes.

Kështu, Flick ka ndërmarrë këtë sanksion disiplinor, duke lënë të kuptohet se rregullat në grup duhet të zbatohe. Kounde ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon në kampionat, ndërsa ky edicion, është i 3-ti për të me katalanasit.

Barcelona është një nga pretendentet kryesore për të fituar titullin e La Liga. Deri më tani, Barça kryeson me 24 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb