Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Lezhë-Shkodër. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një automjet i tonazhit të rëndë ka goditur nga pas një mjet “Jaguar” dhe më pas ky i fundit është përplasur me një automjet furgon mallrash.

Për pasojë nga përplasja ka mbetur i plagosur një pasagjer në automjetin tip “Jaguar”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak dyshohet mosrespektimi i distancës. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore e procedurale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: