Gigio Donnarumma nuk po kalon momentin më të mirë te PSG. Portieri italian po kritikohet shumë së fundmi, teksa pikërisht për këtë çështje, ai ka folur në një intervistë të dhënë për mediat pas barazimit 1-1 me Nicen.
“Kemi humbur dy pikë . Në pjesën e dytë shkoi më mirë, por qasja nuk ishte e duhura. Ne do të punojmë për tu përmirësuar.
Kritikat? Nuk i kushtoj vëmendje. Jam i kënaqur me veten dhe me mënyrën se si punoj me ekipin. Ne do të përpiqemi të përmirësohemi”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)