Komiteti Teknik i Bashkisë Vlorë ka diskutuar situatën e përmbytjeve, në një takim që ka përfshirë të gjitha institucionet dhe strukturat vendore.

Në mbledhjen e drejtuar nga Kryebashkiaku Ermal Dredha u shpreh se kjo situatë dhe kthimi i saj në normalitet është përgjegjësia e të gjithëve, raporton për Balkanweb, Marjus Seiti.

“Kjo është detyra e të gjithë institucioneve për të menaxhuar situatën. E shikoj shumë të nevojshme që ky takim që bëhet sot të zhvillohet edhe disa herë të tjera përgjatë mandatit tim, pasi shikojmë nevojën për ndërhyrje në infrastrukturë, duke përmirësuar gabimet që janë bërë në 30 vite. Falenderoj të gjitha institucionet që kanë kountribuar dhe po kontribojnë në këtë situatë”, u shpreh Dredha. Ai e konsideroi si emergjente situatën me të cilën u përball bashkia për shkak të reshjeve të shiut.

Në takim ishin përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve, ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, ndërsa ishin ftuar dhe ish drejtues në vite të këtyre institucioneve ne varësi të bashkisë së Vlorës, të cilët të gjithë përbëjnë Komitetin Teknik për situata të tilla emergjente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: