Disa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit dhe një automjet i zjarrfikëses është stacionuar brenda rrethimit të Parlamentit, godinës ku zhvillohen seancat plenare. Prezencë e shtuar e forcave të rendit ndodhen edhe përreth Kryeministrisë, dyert e të cilës janë blinduar më herët.
Nga pamjet e siguruara nga gazetari i News24, Osman Stafa, duket qartë pozicionimi i uniformave blu brenda rrethimit të Parlamentit, nga ana e pedonales.
Parlamenti është një nga institucionet ku mund të ketë një dyndje të protestuesve, që mund të lëvizin në rrugët e Tiranës, pasi të jenë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë.
Policia ka marrë në dorë edhe Ministrinë e Brendshme si dhe Bashkinë e Tiranës.
Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:00 dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë.
(BalkanWeb)