Ligjvënësi demokrat Ervin Salianji ka shkruar një letër nga burgu, ku iu drejtohet qytetarëve, përpara protestës së thirrur nga opozita.
Ai shprehet se qëndresa e popullit opozitar është shkatërrimi i qeverisë. Salianji në mesazhin e tij thotë se nuk mund të humbet dinjiteti dhe se “populli shkund çdo tirani”. Salianji thotë se qeveria mendoi se do e frikësonte PD-në, por e forcoi më shumë.
“Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejohet qytetarëve përpara protestës së thirrur nga opozita
Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!
E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.
Miq,
Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.
Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!
Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!
Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!
Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.
Populli shkund çdo tirani!
#Protesto#7Tetorora18:00″, shkruan Salianji.
(Balkanweb)