Në nisje të protestës së opozitës, Policia dhe Garda janë në gatishmëri.
Makina të shumta policie janë parë pranë institucioneve kryesore si Kryeministria, ministritë dhe Bashkia e Tiranës.
Ndërsa, përpos furgonëve të policisë, në terren është parë edhe një ambulancë.
Duket se institucionet druhen se në protestë mund të ketë të lënduar dhe për këtë kanë vënë në dispozicion një ambulancë.
PD nuk ka zbuluar skenarin zyrtar të protestës, ndërsa janë marrë masat për mbarëvajtjen e protestës.
(Balkanweb)