Teksa bulevardi Dëshmorët e Kombit është bllokuar nga protestuesit e opozitës në kuadrin e mosbindjes civile, edhe forcat e rendit janë mobilizuar.
Përveç forcave të policisë që kanë rrethuar institucionet më të rëndësishme, në fokusin e kamerave kanë përfunduar edhe disa efektivë të rendit që qëndrojnë në tarracën e Kuvendit.
Këta të fundit besohet se janë duke monitoruar protestuesit e opozitës, një metodë e ndjekur edhe në tubime dhe protestë të mëhershme.