Ilir Daja ishte në krye të Dinamos në ndeshjen kundër Partizanit. Një takim që ishte i pari për të pas rikthimit në Superiore dhe gjithçka u mbyll me barazim 2 me 2.
Prej atëherë, Dinamo me Ilir Dajën ka mbledhur më shumë pikë se kundërshtarët e tjerë. Me 3 fitore dhe 2 barazime, blutë kanë grumbulluar 11 pikë. Asnjë nuk ka bërë më mirë gjatë kësaj kohe.
Vllaznia dhe Teuta ndërkohë kanë shtuar nga 10 pikë secila. Dinamo me Ilir Dajën ia ka dalë të ngjitet nga vendi i tetë në të katërt, ndërsa ka po aq pikë sa vendi i dytë dhe 1 më pak se Partizani kryesues. Më poshtë iu sjellim tabelën e plotë të formës së klubeve në 5 javët e fundit.