Hap pas hapi, kjo ishte përgjigjia që kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i dha gazetarit të News24, Ergys Gjenccaj, i cili e pyeti se si do të vijojë itenerari i protestës.
Bardhi, i cili bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, turmën e protestuesve, nuk ka pranuar të zbardhë se si do të vijojë protesta e opozitës, ndërsa deri më tani, protestuesit po marshojnë në rrugë të ndryshme, përtej atyre që Policia e Shtetit kishte ndaluar qarkullimin e automjeteve.
Gjatë protestës që ka nisur rreth orës 18:15 janë shënuar disa incidente, kryesisht hedhje molotovësh, flakadanë dhe shashka.