Hyrja e selisë së Partisë Socialiste është përfshirë nga flakët pasi protestuesit e opozitës kanë hedhur pa reshtur molotovë drejt saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Flakët kanë përfshirë hyrjen kryesore të selisë, si edhe një poster masiv që ndodhet në hyrjen e selisë rozë.

Në përgjigje të këtij përshkallëzimi forcat e policisë janë organizuar duke formuar një kordon para hyrjes, si edhe duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb