Nga Ministria e Brendshme, protesta e opozitës është zhvendosur te Bashkia e Tiranës. Prej kohësh para këtij institucioni protestohet nga opozita, e cila e akuzon si ccerdhe të korrupsionit, referuar asaj që konsiderohet si dosja “5D”.

Në drejtim të Bashkisë janë hedhur molotovë, ashtu sikundër ka ndodhur gjatë gjithë protestës së opozitës, duke nisur me Kryeministrisë dhe duke vijuar me selinë e PS-së dhe Ministrinë e Brendshme.

Policia i është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Sapo kanë mbërritur te Bashkia e Tiranës, ka pasur një përplasje midis protestuesve dhe forcave të policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb