Protesta e sotme e Partisë Demokratike u shoqërua me hedhje molotovësh e fishekzjarrësh në drejtim të institucioneve kryesore të vendit.
Ndërsa, edhe policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Në këtë foto, shihet sesi deputetët demokratë “luftojnë” me gazin lotsjellës.
Sekretari i Përgjithshëm demokrat Flamur Noka ka nxjerrë një fasoletë dhe me të fshin lotët, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur maskë koronavirusi.
Bardhi dhe Noka janë në shoqërinë e deputetit tjetër demokrat, Edi Paloka.
(Balkanweb)