Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit të kombëtares italiane, ka folur përpara eventit ‘General State of Football’ në Bologna për paraqitjen pozitive të futbollistëve të talentuar me përfaqësuesen axurre.
“Djemtë e kombëtares janë të rinj, por tashmë kanë treguar diçka të rëndësishme. Në të vërtetë, nga pikëpamja njerëzore ata janë më të fortë dhe më të mirë se disa lojtarë me përvojë.
Siç u thashë sot, Federata i falënderon për kontributin e dhënë, por ne gjithmonë presim nga të rinjtë paraqitje të një kalibri të lartë” – tha ai.
Buffon tha gjithashtu se Daniel Maldini e meritoi ftesën e kombëtares. “Është konfirmim që ekzistojnë histori të pabesueshme në futboll dhe në jetë. Danieli e meritoi ftesën, në 2-3 vitet e fundit ai ka treguar rritje të jashtëzakonshme” –theksoi Buffon.
(J.S/BalkanWeb)