Gazetari i News24, Igli Çelmeta, në një lidhje me emisionin “Open” duke folur për protestën e opozitës e cila ka nisur rreth orës 18:00 tha se ekspertët e Policisë po mbledhin provat lidhur me molotovët që janë hedhur në drejtim të forcave të rendit dhe selisë së PS-së.
Çelmeta tha se në selinë e PS-së janë vendosur ekspertët e kriminalistikës, ndërsa janë lënduar 12 punonjës policie dhe 7 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.
Çelmeta tha se protestuesit po vijojnë itinerarin, me një numër të reduktuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të jenë në gadishmëri deri në përfundimin e protestës.
(BalkanWeb)