Esanga Matuti është dëmtuar në përballjen e djeshme të Vllaznisë me Elbasanin. Sulmuesi i afruar në merkaton e verës do të mungojë së paku 1 muaj, ndërsa çdo gjë pritet të qartësohet më tepër në vazhdim.

Matuti u aktivizua si zëvendësues, kur luhej minuta e 85-të e takimit, duke marrë vendin e Dodajt. Më pas në minutat shtesë ishte ndërhyrja e Edon Hasanit, që dëmtoi sulmuesin e kuqebluve.

Trajneri Brdariç u detyrua të kryejë zëvendësim tjetër para vërshëllimës së fundit. Kështu Çoba mori vendin e Matuti. Vllaznia barazoi 0-0 përballë Elbasanit në “Elbasan Arena”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb