Opozita zhvilloi një protestë pasditen e sotme në Tiranë, ku u shfaqën disa akse vandalizmi dhe dhune, kryesisht nga një grup adoleshentësh, që dogjën kazanë plehrash, thyhen disa mbajtëse reklamash dhe dëmtuan stacione autobusësh.
Në përfundim të protestës, krahas forcave të Policisë së Shtetit që nisën hetimet lidhur me aktet e dhunës, punonjësit e Bashkisë së Tiranës, nisën aksionin për pastrimin e rrugëve të kryqytetit.
Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme protestuesit lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund.
Menjëherë pas largimit të protestuesve të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.