Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme kokaine.

Ai u vu re nga gjenerali Ettore Bramato, komandanti provincial i karabinierëve, teksa po lëvizte në mënyrë të hallakatur në mes të rrugës, në via Cavalieri Ducati, në Borgo Panigale, Bologna. Menjëherë komandanti me uniformë ka kontaktuar me kolegët e njësisë së lëvizshme për të kërkuar ndërhyrjen e tyre, më pas ka vënë re një patrullë aty pranë dhe ka denoncuar edhe në polici praninë e të dyshuarit.

Kur karabinierët dhe policia u afruan për ta kontrolluar ose të paktën për ta larguar nga rruga, djali, i cili rezultoi se ishte një shqiptar 26-vjeçar në gjendje krejtësisht të turbullt, ndoshta për shkak të ndonjë substance që kishte marrë, filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij, një apartament përgjatë së njëjtës rrugë.

Policët dhe karabinierët u ngjitën dhe gjetën një surprizë: mbi një dollap, të fshehur jo fort mirë, një çantë plot me para. Rreth 70 mijë euro në kartëmonedha. Të dyshimtë, operatorët vendosën të vazhdonin me kontrollin e shtëpisë, ku erdhi surpriza e dytë: të fshehura në banesë dhe 36 kilogramë kokainë.

Në atë moment, përveç agjentëve të komisariatit të Santa Violës dhe karabinierëve, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e shëndetësisë: duke qenë se i dyshuari rezultonte i pakontrollueshëm, u desh që të transportohej në spital me ambulancë.

Në përfundim të kontrollit, u sekuestruan mijëra euro cash, me shumë gjasa që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës dhe lënda narkotike; këto të fundit më pas do të analizohen në laboratorët përkatës nga hetuesit. Hetimet e mëvonshme do të kryhen nga policia. 26-vjeçari shqiptar, megjithatë, sapo doli nga spitali, u arrestua nga policia dhe karabinierët dhe do të duhet të përgjigjet për akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb