Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit tha se duhet një fokus i veçantë i bashkive tek legalizimet.
Rama tha se Bashkia Shijak është shembull për procesin e legalizimeve. Ai u shpreh se bashkitë e tjera nuk e arrijnë dot Shijakun, por së paku ‘të konkurrojnë për vendin e dytë’. Kreu i qeverisë nënvizoi se qytetarëve u duhet kthyer përgjigje në kohë rekord.
Edi Rama: Shijakun nuk e arrini dot për legalizimet. Rakip, ti bën shumë gjëra, por Shijakun nuk e arrin dot. Shijaku ka një shpejtësi dhe paraqitje të çdo dokumenti të çdo banori. Nuk po them ta arrini Shijakun. Të paktën të luftoni për vendin e dytë, këtë mund ta bëni. Duhet fokus i veçantë tek legalizimet.
Qytetarëve t’i përgjigjeni në kohë rekord. Platforma e Bashkëqeverisjes është krijuar, që qytetarët ta çojnë ankesën dhe të gjendet përgjigja e saktë për qytetarin. Pse nuk ka asnjë bashki që në ‘Platformën e Bashkëqeverisjes’ të performojë në nivele të larta. Është bërë punë, por duhet më tepër se kaq.
(Balkanweb)