Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, u shpreh se me vetëm një javë që opozita është në aksion, kryeministri Edi Rama ka humbur Parlamentin.

Ai ka është treguar i ashpër, duke i kërkuar kreut të mazhorancës që të reagojë sa është ende në kohë.

“Një falënderim për të gjithë ata që iu përgjigjën vjedhjes, amnistisë së mercenarëve të SKAP-it me mosbindje civile. Nga mbrëmë shqiptarët u treguan guximtarë. E djeshmja ishte vetëm aksioni i parë i mosbindjes civile. Mesazh Ramës: Me vetëm një javë aksion nga opozita ke humbur Parlamentit. Institucionet e krimit u dogjën nga flaka e revoltës. Reago sa je në kohë. Nuk duam pushtet në tavolinë, por qeveri teknike“, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: