Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se kryeministri Edi Rama ‘duhet të mendohet mirë’.

Berisha u shpreh se mosbindja civile nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë. Ai tha se mosbindja civile do të nisë në Shkodër, Vlorë, e në mbarë vendin.

Sali Berisha: Nëse Rama mendon se mosbindja nisi në Tiranë e do të kufizohet aty, mendohu mirë. Së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën, Vlorën, mbarë Shqipërinë sepse nuk ke lënë qytet pa masakruar me vjedhjet. Vreri që ke derdhur mbi shqiptarët do plaset mbi ty. Zoti do bekojë guximtarët, që drodhën narko-shtetin. Mediat ndërkombëtare i bënë jehohë rezistencës së opozitës në Shqipëri, sepse ne kemi shumë miq kudo në botë. Nuk ka gjë më të mirë se një popull që reagon për votën e lirë. Mediat ndërkombëtare kishin vetëm admirim për protestuesit. Do kemi përballje me narko-shtetin, do kemi qeverinë teknike, që të kemi votën e lirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb