Pauza e kampionatit për shkak të Nations League bëjnë që klubet evropiane të bëjnë një bilanc të nisjes së sezonit si dhe të nisin projektimin e blerjeve për sesionet e ardhshme të merkatos. Edhe në shtëpinë e kampionëve të Italisë janë vigjilet në këtë drejtim, teksa që tani kanë nisur të hidhen në tryezë idetë për merkaton e verës së ardhshme. Kështu me shumë gjasa ky do të jetë viti i fundit për Correan dhe Arnautoviç, me ekipin zikaltër që po mendon të kompletojë repartin ofensiv.
Për momentin emri që është në krye të listës së dëshirave së Marottës, është ai i sulmuesi kanadez të Lillë, Jonathan David. Ai pëlqehet shumë nga drejtuesit ziklatër edhe për një motiv thelbësor: nga fundi i këtij sezoni ai do të jetë një futbollist i lirë, duke qenë se kontrata e tij skadon verën e ardhshme me klubin francez të Lillë. Por kjo tratativë nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Konkurrenca do të jetë e madhe teksa që tani, krahas Interit kanë lëvizur edhe klube të tjera me emër si Barcelona, Juventus apo Newcastle, që kanë shfaqur interesimin për të afruar sulmuesin 24 vjeçar.