Lajm i mirë për Real Madrid. Brahim Diaz është rikthyer në stërvitje, pas dëmtimit të pësuar më 14 shtator, gjatë ndeshjes 2-0 në San Sebastián kundër Real Sociedad.
Rikuperimi parashikohej ta mbante larg fushave Diaz deri në nëntor, por siç raportohet nga As, në fakt, për ta parë në fushë marokenin madrilenët duhet të presin më pak, pasi mesfushori 25-vjeçar mund të jetë sërish i disponueshëm pas tre javësh.
(J.S/BalkanWeb)