Elon Musk i ka thënë gazetarit amerikan Tucker Carlon se nëse Kamala Harris fiton në zgjedhjet për president/e të Amerikës, e ka punën pisk dhe se Kamala mund ta dënojë me burg.
Carlon kurioz e pyeti Musk-un se çfarë do të ndodhë me të, në rast se Harris fiton zgjedhjet. Musk u shpreh se nëse Harris fiton zgjedhjet, atëherë i ka punët pisk.
‘Nëse Kamala Harris do të fitojë zgjedhjet, i kam punët pisk. Nuk e di nëse do të shoh fëmijët’, ka thënë miliarderi.
Por, Musk shtoi se edhe nëse Donald Trump humbet, ai do ta mbështesë.
(Balkanweb)