Pas qëndrimit për 5 orë në SPAK, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme deputeti i PS, Jurgis Çyrbja.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Çyrbja, pas daljes nga SPAK ka thënë se nuk është marrë i pandehur. ‘Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment’, ka thënë Çyrbja.

Kujtojmë se deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranë SPAK sot rreth orës 10:00.  Cyrbja u paraqit në Strukturën e Posaçme për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: