Një emigrant shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me një gomone është burgosur pasi u gjet duke u kujdesur për një fermë kanabisi. Arbi Koldashi, 41 vjeç, u kap duke kultivuar kanabis në Wakefield, West Yorks, ndërsa u justifikua se po bënte këtë punë për të shlyer një borxh prej 10,000 £ ndaj kontrabandistëve që ndihmuan për ta sjellë atë në vend.
Policia bastisi shtëpinë dhe gjeti Koldashin duke u kujdesur për më shumë se 140 bimë, u tha Gjykata e Kurorës së Leeds.
Prokurorja Jennifer Gatland tha se oficerët ushtruan kontroll pak para orës 9 të mëngjesit të 31 korrikut. Koldashi ishte banori i vetëm që u gjet dhe oficerët zbuluan gjatë kontrollit 4 dhoma të rritjes së kanabisit.
Policia gjeti 60 bimë të pjekura dhe 85 fidanë.
Ekspertët parashikuan se ferma ishte në gjendje të prodhonte rreth 6.3 kg drogë, me një vlerë prej 63,000 £, tha gjykata.
Koldashi u intervistua nga policia dhe tha se kishte një muaj në pronë dhe kishte për detyrë të ujiste bimët.
Ai tha se ishte vënë në punë për të shlyer borxhin që u kishte trafikantëve që e sollën përtej detit me një gomone dy vjet më parë.