Christopher Nkunku, sulmuesi i Chelseat u grumbullua me Francën pas më shumë se një viti mungesë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Nkunku shprehet se nuk do provojë të zëvendësojë Griezmann që u tërhoq, por thjeshtë do bëjë lojën e tij.

“Jam shumë i lumtur që  rikthehem në skuadrën franceze pas më shumë se një viti mungesë, Antoine Griezmann la një trashëgimi të pamasë. shënoi një brez. Nuk do të tentoj ta zëvendësoj, vetëm dua të jap kontributin tim. Kemi karakteristika të ndryshme” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb