Një shqiptar u dënua me 20 muaj burg pasi u kap në një fermë kanabisi.
Shqiptari Kristjan Nikolli 26 vjeç, sipas vendimit të gjykatës mund të shlyej gjysmën e dënimit, para se të përfitojë një lirim me kusht. Por gjithashtu shqiptari mund të përballet me një urdhër dëbimi nga Home Office, pas kryerjes së dënimit.
Ai kishte rolin e një kopshtari në një vend të kthyer në një fermë kanabisi.
Kristjan Nikollit, 26 vjeç, iu ofruan 6,000 £ për t’u kujdesur për rritjen e kanabisit, e cila ishte ngritur në një shtëpi në Chorlton.
Policia e gjeti 26-vjeçarin shqiptar gjatë kontrollit në fermë. Nikolli, një emigrant i paligjshëm, i cili më parë ishte futur kontrabandë në vend, tentoi të arratisej nga një dritare e katit të parë.
Policia zbuloi në fermë 27 bimë në njërën dhomë dhe 26 të tjera te dhoma tjetër. Gjithashtu u sekuestruan dy telefona celularë dhe 2,000 £ cash në një dhomë në katin e sipërm.
Nikolli u deklarua fajtor për kultivimin e kanabisit, por ai tha se nuk e kishte ngritur fermën dhe po vepronte si ‘kopshtar’ për t’u kujdesur për bimët e kanabisit.
Ai kishte pranuar vullnetarisht të përfshihej dhe shpresonte të përfitonte financiarisht për të shlyer borxhet.
(BalkanWeb)