Kryeministri Edi Rama ka përgenjeshtruar lajmin se Mark Marku do të emërohet në një post të rëndësishëm, pas paraqitjes së tij ne podcastin e kreut të qeverisë.

Rama u shpreh se po e bën këtë reagim në respekt të faktit që Marku u shfaq në podcastin “Flasim” qytetarisht.

Ai shtoi se me Markun nuk ndan të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët e tyre.

Reagimi i plotë:

LAJM I RREMË

Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb