Shtëpia e Cristiano Ronaldos në Cheshire të Anglisë është në shitje për 5.9 milion euro.

Rezidenca me shtatë dhoma gjumi është ende në treg pas 18 muajve kur u vendos për blerje për herë të parë.

Shtëpia në zonën prej 9 hektarësh vjen me një pishinë të brendshme, fusha tenisi dhe një hambar për mysafirët.

Ylli portugez ishte zhvendosur në këtë shtëpi pas kthimit të tij në Old Trafford në shtator të vitit 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb