Dhjetëra banorë të Niklës pranë Fushë Krujës kanë protestuar duke bllokuar rrugët kryesore për të kërkuar rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”. Ajo u dëmtua në tërmetin e 2019 dhe ndërtimi i saj ishte pjesë e shkollave që do të përfshiheshin në programin e rindërtimit me financim të Bashkimit Europian, EU4Schools.

Por pas shembjes së shkollës, nuk pati asnjë avancim për rindërtimin e saj, gjë që shkaktoi shkëputjen e kontratës me EU4Schools. Tani shkolla është pjesë e programit të rindërtimit si pjesë e Komisionit të rindërtimit nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Banorët shprehen se çdo vit janë gënjyer se shkolla do rindërtohet por deri më sot nuk ka asgjë konkrete për rindërtimin e saj.
Prej afro 4 vitesh, nxënësit e zonës frekuentojnë shkolla alternative dhe e zhvillojnë mësimin me turne.

Sot, prindër dhe banorë te Niklës protestuan sërish për nevojën urgjente për rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj” e cila ka 455 nxënës nga arsimi parashkollor deri ne arsimin e mesëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb