Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKo.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se GJKKO prite të marrë sot vendim në lidhje me kërkesën e avokatit të zotit Mediu, për riekspertim të pjesshëm për koston e demontimit në fabrikën e Poliçanit.
Në gjyqin e datës 2 Tetor, avokati i Mediut u shpreh se procesi i demontimit të municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin.
“Ekspertët thonë që procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar”, tha përfaqësuesi ligjor Henrik Ligori.