Dëmtimet kthehen në “makth” për Sylvinho-n. Pas Brojës, Rey Manaj, Berat Gjimshitit, tekniku kuqezi humbet edhe shërbimet e Myrto Uzunit. Sulmuesi i Granada-s erdhi në këtë grumbullin në kushte jo të mira, pasi vuante një shqetësim muskulor. Uzuni u stërvit i diferencuar deri në momentin kur testet mjekësore vërtetuan se ishte e pamundur prezenca e tij në fushë.
FSHF bën me dije se Uzuni iu nënshtrua rezonancës magnetike e cila evidentoi një dëmtim të muskujt e pulpës së djathtë. Ky dëmtim e bënte të pamundur prezencën e Uzunin në dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve. Sylvinho dhe stafi i tij nuk humbën kohë duke ftuar për herë të parë në Kombëtare A Indrit Tucin.
Tuci ka qenë pjesë e të gjithë ekipeve zinxhirë, U-19 dhe U-21. Sulmuesi kuqezi do të bashkohet menjëherë me ekipin që këtë të mërkurë për t’u vendosur në urdhrat e Sylvinho-s. Tuci aktivizohet në Çeki te Sparta e Pragës, skuadër ku në 10 ndeshje të këtij sezoni ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 assist.
Pas Feta Fetait, Indrit Tuci është risia e radhës e Sylvinho-s në këtë grumbullim, ndërsa por në të dy rastet kanë qenë zgjedhje të detyruara për shkak dëmtimesh, ndryshe nga ftesa për talentin e Shpresa, Adrion Pajaziti i cili ishte pjesë e listës kryesore.
(BalkanWeb)