TIRANE

Shqipëria e vitit 2044 mund të jetë krejt ndryshe nga kjo që njohim, por shqiptarët nuk do të zhduken dhe as gjuha shqipe. Duke marrë shkas nga libri i tij më i fundit “Komploti”, Ben Blushi mori pjesë në kuadër të “Tetorit të librit” në një bisedë mbi Shqiptarët dhe Europën, duke sjellë një vështrim të detajuar të një marrëdhënie shekullore që ka pasur ulje-ngritjet veta.

“Europa na bëri dëmin më të madh në vitin 1913. Gjysma jashtë. Nëse s’do ishim turqizuar a do na kishin lënë kaq të vegjël? Se di. Na përçanë si pjesë e një perandorie që humbi. Dhe na u mor gjysma. Nëse s’do ishim turqizuar s’do na kishin ndarë, do ishim pak më me kulturë. Do ishte kështu se të gjithë u zgjeruan përveç nesh, se ne ndenjëm me turqit e ne mbetëm me turqit. Fqinjët ishin ndarë para nesh e kishin ushtri, ne ishim fise. Ndaj u copëtuam e na morën territore.
Europa donte të na ndihmonte. Europa ta ka fajin për 1997? A ka popull që ia ka bërë vetes. Nëse nuk ishte 97 mund të ishim më afër BE, na çoi 10 vjet pas. Na kanë ndihmuar kur kemi ndihmuar veten”- tha Blushi.

Situata në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, ndikimi i gjeopolitikave dhe e ardhmja e gjuhës shqipe përballë një forcimi në rritje të gjuhës angleze u bënë temë e bisedës. Ndërsa libri “Komploti” sjell një Shqipëri që mund të ketë ndikim rus, për Blushin, çadra jonë e vetme, edhe kundër bombave mbetet sërish Europa.

Europa a është shpëtim?
“Është i vetmi shpëtim. Varka e Europës lëkundet, lufta në Ukrainë mund të ishte shmangur nëse Europa do ishte më e fortë. Njerëz si Miterrani mund ta kishin shmangur. Kishin influencë mbi SHBA dhe Rusi. Europa e vuan më shumë luftën, edhe luftën në Siri, Afganistan. Emigrantët të vijnë në Europë. Europa duhej të gjente paqen.

Mirëkuptimi duhet të ishte. Europës nuk i ka ardhur e keqe e madhe nga Rusia, e çliroi Europa. Sigurisht me flamur komunist pushtuan ideologjikisht Europën. Mendoj që sa herë kemi qenë jashtë Europe kemi rënë në komunizëm ose errësirë osmane. S’patëm fat se vuajtëm komunizmin e pushtimin turk më dhunë se të tjerët? Sepse ata patën dhe gjetën përreth që i shpëtuan. Serbët nuk u bënë myslimanë si ne? Se në Mesjetë serbët fshatarë, më 1804, gjithë fshatarët serb kultivonin derrat dhe e shisnin. Nuk u bënë myslimanë u binte ekonomia. Se nuk shisnin derra. Bullgarët si linin rusët të dilnin nga kisha. Këto fatalitet. E vetmja çadër që i përkasim është Europa, edhe kundër breshërit atomik”-vijon më tej Blushi.

Gjatë diskutimit që preku edhe ateizmin, kombet e fetë, u soll në vëmendje edhe tema e pashmangshme e Izraelit, Gazës, Palestinës, Libanit dhe Iranit me gjithë kompleksitetin e tyre.

“E vështirë të zgjidhet, por për fat të keq ajo që ndodhur prej 1 viti kam frikë se vrau zgjedhjen e dy shteteve. Kanë 30 vjet që negociojnë që kur ishte Arafati një formulë me 2 shtete.

Me këtë që ndodhi se di a flitet më për shtet palestinez dhe e dyta është e vështirë, pas asaj a kanë aftësi palestinezët të administrojnë shtetin e tyre me polici, ushtri, taksa? Pas asaj që u pa duket e vështirë.
Në të gjitha zgjidhet që lexoj edhe nëse ka armëpushim, s’mund të menaxhohet gaza nga Hamasi, se paratë i çojnë për Bomba. T’i lihet për menaxhim një shteti tjetër”-përfundon Blushi.

“Komploti” i Ben Blushit pasqyron pasojat e një kryengritje afgane në Shqipërinë e së ardhmes, ku shqiptarët e ikur në emigrim janë zëvendësuar nga të huaj të ardhur si refugjatë a emigrantë. Çifutë, rusë e shqiptarë, pasardhës figurash historike ritakohen në pozicione të reja dhe në konflikte të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb