Kryeministri Edi Rama do të rinisë takimet me Diasporën shqiptare në botë. Pas takimeve që u zhvilluan në Athinë dhe Milano gjatë muajit maj, kreu i qeverisë në 26 tetor do të jetë në mesin e shqiptarëve të Amerikës.

Sipas njoftimit që iu është shpërndarë përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në SHBA, takimi do të zhvillohet në New York, në adresën Gotham Hall, 1356 Broadway.

Ky është takimi i parë i Ramës me shqiptarët e Amerikës, pas nisjes së turit të Diasporës.

Whatsapp Image 2024 10 09 At 11.51.04
Whatsapp Image 2024 10 09 At 11.51.04

Kujtojmë se për shkak të zgjedhjeve europiane në muajin qershor, kryeministri Edi Rama anuloi turin e takimeve me Diasporën e Gjermanisë.

Rama kishte planifikuar udhëtim edhe në Londër por që për shkak të situatës politike dhe zgjedhjeve të parakohshme atje, takimi u anulua për një datë tjetër.

Kryeministri pati njoftuar se do t’i rikthehej turit të Diasporës në vjeshtë.

Në fokus të turit të kryeministrit me Diasporën është forcimi i lidhjeve me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme.

Për herë të parë, shqiptarët jashtë vendit do të kenë të drejtën e votës. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare,Diaspora shqiptare do të votojë aty ku jeton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb