Në vigjilje të sfidës kundër Danimarkës, në mënyrë befasuese, trajneri i Spanjës, Luis de la Funte ka akuzuar ashpër drejtuesit e Federatës Spanjolle pasi është pa kontratë, ose më saktë është me të njëjtat kushte financiare që kur mori drejtimin e “furive të kuqe”. Pavarësisht se De la Fuente arrti të fitojë titullin kampion Evrope, vijon të ketë të njëjtën kontratë që kur u largua nga ekipi U-21 për të marrë drejtimin e ekipit të parë, një nga trajnerët më pak të paguar në Evropë. Në një intervistë për Cadena Ser, De la Fuente nuk u kursye ndaj Federatës:

“Nuk është normale që një kampion Evrope të jetë pa kontratë. Nuk e di nëse do të kishte ndodhur e njëjta gjë nëse trajner do të ishte Luis Enrique. Kam pasur oferta këtë periudhë, kjo është normale. Ajo që nuk është normale është fakti që trajneri kampion evrope në fuqi të jetë pa një kontratë, nuk besoj se ka ndodhur ndonjë herë në histori. Unë kam akoma të njëjtat kushte si në ditën e parë kur u vendosa të isha trajner i ekipit të parë. Do të ishte e drejtë nëse do të kisha firmosur tani një kontratë të re”, u shpreh De la Fuente duke u ndalur më pas te situata e dëmtimeve:

“Mesatarisht ne luajmë 1 ndeshje në muaj. Nga korriku deri në mars 6 ndeshje në 8 muaj. Nuk është ky problemi, problemi janë 70 ndeshjet e tjera. Rodri-Carvajal? Ata janë të pazëvendësueshëm, janë më të mirët në botë në rolin e tyre”, u shpreh trajneri i Spanjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: