Pas denoncimit në emisionin “Me Zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeri në News24 të rastit të zhdukjes së Dhimo Dhimajt në Vlorë më 2 tetor, ai është gjendur në qendër të Tiranës.

Dhimaj u shfaq “live” në emision dhe tregoi arsyet se përse nuk ka kontaktuar për kaq ditë, teksa kërkohej nga familjarët. 31-vjeçari deklaroi se nuk ka pasur celular dhe për rrjedhojë nuk ka pasur mundësi kontakti me të afërmit. Ai tha se është larguar, pasi “nuk kishte moment të mirë psikologjik”.

Qëndrova në Tiranë për 4-5 ditë. Erdha me furgon nga Vlora. Ishte moment psikologjik. Nuk flisja dot live te emisioni juaj, sepse nuk kisha telefon. E kam parë News 24, por nuk kisha me çfarë t’ju kontaktoja. Kam qëndruar tek Sheshi Skënderbej. Kam qenë poshtë te parkimi në qendër. Thjesht kështu mendova dhe kështu veprova. Tani për tani do të qëndroj në Tiranë”, tha i riu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb