SHBA

Legjenda e Hollivudit, Al Pacino, 84 vjeç, dhe e dashura e tij Noor Alfallah thuhet se janë ndarë pas një lidhjeje të shkurtër, por të shumëpërfolur. Çifti, i cili u bënë prindër të një djali në 2023, të quajtur Roman, ishin bashkë që nga viti 2022.

Pavarësisht përfundimit të romancës së tyre, të dy vazhdojnë të mbajnë një lidhje të fortë në bashkëprindërim, siç përmendet nga mediat e huaja.

Pacino, i njohur për rolet e tij ikonë në filma si The Godfather dhe Scarface, kohët e fundit adresoi spekulimet rreth marrëdhënies së tij me 30-vjeçaren. Kur u pyet në një intervistë të fundit nëse ai ishte aktualisht në një lidhje romantike, aktori u përgjigj: “Jo, por kam miqësi”.

Kjo deklaratë e thjeshtë por rrëfimtare sqaroi statusin aktual mes dyshes, duke konfirmuar fundin e lidhjes së tyre romantike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: