Një sulm me thikë ka ndodhur në një qytet izraelit gjatë ditës së sotme.
Së paku gjashtë persona janë plagosur, ndërsa dy janë në gjendje kritike për jetën. Policia tha në një deklaratë se “terroristi u neutralizua”.
Policia nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen. Izraeli ka qenë në gatishmëri të plotë, që kur Hamasi sulmoi shtetin izraelit më 7 tetor.
Edhe konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut vijon ende.
(Balkanweb)