Ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, ka dhënë një intervistë mjaft interesante, nga grumbullimi i Kombëtares. Kvara, shprehet se ëndërron të kualifikohet me Gjeorgjinë, në Kupën e Botës.

“Dua të jem i dobishëm për vendin tim. Duke marrë parasysh atë që bëj sot, besoj se po e ndihmoj Gjeorgjinë dhe Gjeorgjia po më ndihmon mua.

Jam jashtëzakonisht krenar që jam gjeorgjian. Falënderoj Zotin që kam lindur në Gjeorgji dhe që jam bir i këtij vendi historik. Ëndërroj të kualifikohem në Kupën e Botës me Gjeorgjinë” – tha ai.

Gjeorgjia do të përballet me Shqipërinë me 14 tetor, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb