Elton Kacidhja ka dhënë deklarime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, në një përgjigje ndaj interesimit të mediave, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë.
Ai theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
(Balkanweb)