Çekia sfidon Shqipërinë në Pragë me 11 tetor, në kuadër të Nations League. Portieri çek, Antonín Kinski është ftuar për herë të parë nga përfaqësuesja, teksa shpreson se do të debutojë ndaj kuqezinje.

 “U lumturova shumë që mora për herë të parë ftesë për në kombëtare. Mendoj se kjo ka ardhur falë performancës sime të mirë te Slavia. Jam i paduruar për të luajtur në sfidën e radhës!” – tha 21-vjeçari.

Kinski në këtë sezon është impenjuar me Slavian e Pragës. Ai ka mbrojtur shtyllat e skuadrës çeke në 10 ndeshje të kampionatit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb